23:51 / E Diele, 13 Maj 2018 / indeksADMonline

Tmerr në Shqipëri, 43 vjeçari qëllon me thikë vëllain dhe nipin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë, pasi një person ka qëlluar me thikë të vëllanë dhe nipin e tij..

Gjithçka ka ndodhur pas një konflikti për pronën.

Hiqmet Tola, 43 vjeç, banues në Ostren i Madh, ka goditur me thike vëllanë F.T, 52 vjeç, dhe nipin A.T, 25 vjeç, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë.

Njoftimi i policisë

Policia e Bulqizës ndërhyn dhe parandalon një konflikt në familje

Me datë 13.05 2018, rreth orës 17.00, është marrë njoftim se në fshatin Ostren i Madh, Bulqizë, po ndodhte një konflikt në familje, deri në përdorimin e mjeteve prerëse.

Menjëherë shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku falë ndërhyrjes së tyre kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Shtetasi Hiqmet Tola, 43 vjeç, banues në Ostren i Madh, ka goditur me mjete prerëse shtetasit F.T, 52 vjeç, (vëllai), dhe A.T, 25 vjeç, ( djali i shtetasit F.T), të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë.

Gjatë këtij konflikti kanë marrë dëmtime të lehta edhe shtetaset S.T, dhe A.T, ( nëna dhe gruaja e shtetasit H.T), të cilat kanë marrë ndihmë mjekësore nga mjeku në banesën e tyre.Konflikti dyshohet se ka ndodhur për motive pronësie.

Shtetasi H.Tola, është kapur nga policia, i cili pasi ka marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë, është shoqëruar në ambientet e policisë ku po kryhen procedurat për arrestimin e tij, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të ngjarjes.