75 Mall Live Search
09:44 / E Diele, 15 Gusht 2021 / LB

Tmerrohet prishtinasja, njofton policinë se i hynë hajnat në banesë dhe i vodhën para e stoli ari

Një grua në Prishtinë ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë hyrë në banesën e saj dhe nga aty kanë vjedhur para e stoli ari.

Policia njofton se rasti po hetohet.

Njoftimi i plotë i policisë:

VJEDHJE E RËNDË & KANOSJE/ Prishtinë 14.08.2021-(NN). Viktima femër kosovare, ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në banesën e saj dhe nga aty kanë vjedhur një shumë parash dhe stoli ari. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori ndërsa rasti vazhdon të hetohet.