75 Mall Live Search
21:58 / E Premte, 08 Maj 2020 / indeksADMonline

TNT i këndon Kosovës nga Mitrovica

Grupi i njohur TNT po mbajnë koncertin recital nga Mitrovica.

Koncerti me moton “TNT nga Mitrovica- I ëmbli atdhe” që parashihet të zgjasë për rreth një orë, po mbahet pa publik në stadiumin “Adem Jashari”.

Grupi pritet të performojnë hitet më të mëdha ndër vite, ndërsa koncerti transmetohet në Klan Kosova.

Kujtojmë që koncertet të tilla për t’i argëtuar publikun në kohën e pandemisë kanë mbajtur edhe Sabri Fejzullahu, Xeni dhe Dani./Indeksonline/