Togeri i Policisë, Bekim Ferizi, ka nevojë për ndihmë financiare për trajtim në Turqi

Bekim Ferizi nga fshati Pasomë i Vushtrrisë ka nevojë për ndihmën e njerëzve të vullnetit të mirë.
Ferizi, pjesëtar i Policisë së Kosovës me gradën toger, ka pësuar një arrest kardiak dhe aktualisht ka nevojë urgjente për trajtim mjekësor në Turqi. Kostoja e këtij trajtimi arrin në 140 mijë euro.
Për fat të keq, familja e tij nuk ka mundësi financiare për të mbuluar këtë shumë, prandaj i drejtohet qytetarëve vullnetmirë.
Të gjithë ata që kanë mundësi dhe dëshirë të kontribuojnë, mund ta bëjnë këtë përmes këtyre llogarive :
Emri i bankës: TEB SH.A
Emri i llogarimbajtësit: Ensar Ferizi
IBAN: XK05 2034 0002 4345 2012
SWIFT : TEBKXKPRXXX

