Parcelat bujqësore të dëmtuara, rrugët me akull në Lismir të Fushë-Kosovës
Temperaturat e ulëta dhe reshjet e dendura gjatë javës së kaluar kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në fshatin Lismir të Fushë-Kosovës.
Si pasojë, një pjesë e konsiderueshme e parcelave bujqësore janë dëmtuar rëndë.
Ndërkohë, sot temperaturat e ulëta kanë bërë që uji i grumbulluar të ngrijë, duke e mbuluar rrugët me akull dhe duke vështirësuar qarkullimin.


