08:25 / E Mërkurë, 17 Qershor 2020 / indeksADMonline

Toki’ apo ‘Baba’ – kush do e prek finalën e Kupës së Kosovës?

Sot zhvillohen ndeshjet kthyese të Kupës së Kosovës nga ora 16:30.

Ekipi i Drenicës sot në Skenderaj do ta presë Prishtinën. Ndeshja e parë përfundoi me rezultat 0:3 në të mirë të kryeqytetasve.

Duke parë statistikat, gjasat për Drenicën janë tejet minimale për ta rikthyer rezultatin, transmeton Indeksonline.

Vëmendja më e madhe është në Drenas, atje do të ndeshen dy rivalët Feronikeli i Tovërlanit dhe Ballkani i Munishit.

Ndeshja e parë përfundoi 0:0, kurse gjithçka mbetet të vendoset në këtë ndeshje.

Forma jo e mirë e Ballkanit pas pandemisë dhe fitoret e Feronikelit javët tregues se sot na pret një ndeshje tejet interesante./Indeksonline/