11:43 / E Enjte, 12 Shtator 2019 / indeksADMonline

Tokio mbushet me flamuj të Kosovës, për nder të Thaçit

Një ditë para takimit ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, me perandorin dhe kryeministrin Shinzo Abe, kryeqyteti japonez është mbushur me flamuj të Kosovës.

Në foto që ka postuar presidenti Thaçi në profilin e tij në Facebook, shihen flamujt e Kosovës nëpër rrugë të Tokios.

Edhe në një video të siguruar nga KosovaPress shihen flamujt e Kosovës të vendosur nëpër rrugët e Tokios.

Presidenti Thaçi nesër do të zhvillojë takime me perandorin e Japonisë si dhe kryeministrin Abe.