75 Mall Live Search
14:20 / E Mërkurë, 28 Prill 2021 / A. A

Tokyo 2020: Majlinda Kelmendi me shoqe do të testohen çdo ditë për koronavirus

Kanë mbetur më pak se 3 muaj deri në fillimin e Lojërave Olimpike Verore, ‘Tokyo 2020’.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar sot ka marrë një vendim që kë të bëj me shëndetin e atletëve.

Të gjithë do të testohen në baza ditore për koronavirus, shkruan Indeksonline.

Ekipi Olimpik i Kosovës momentalisht ka gjashtë norma olimpike, përfshirë pesë nga xhudo të cilat mbeten vetëm për t’u konfirmuar edhe zyrtarisht, një nga mundja, si dhe tri ftesa, dy për notin dhe një për atletikën, të cilat çojnë në 9 numrin momental të sportistëve që do të përfaqësojnë Kosovën në Tokyo 2020.

/Indeksonline/