75 Mall Live Search
18:47 / E Martë, 09 Shtator 2025 / MSH

“Tokyo” po bëhet nënë, aktorja e famshme shfaq barkun e rrumbullakosur

Ursula Corbero, aktorja e famshme spanjolle, po bëhet nënë.

E njohur për rolin e saj të jashtëzakonshëm si “Tokyo” në serialin “Money Heist”, Ursula ndan shumë pjesë nga përditshmëria në rrjete sociale.

Por, aktorja e kishte mbajtur sekret këtë hap të bukur që mori me të dashurin Chino Darin, shkruan IndeksOnline.

Ajo ka postuar një fotografi me këmishë nate, me përshkrimin: “Kjo nuk është AI”.

Fjongo ngjyrë rozë në këmishën e saj nxitë dyshimet se aktorja do të sjellë në jetë një vajzë.

Fotografia e postuar u vërshua nga komentet përgëzuese./IndeksOnline/