75 Mall Live Search
12:49 / E Mërkurë, 21 Gusht 2019 / indeksADMonline

Tolaj e Berisha nënshkruajnë marrëveshjen e shumëpritur

Kryetari i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Valon Tolaj, ka nënshkruar sot një marrëveshje të shumëpritur me sekretarin e Ministrisë së Administratës Publike, Arton Berisha.

Marrëveshja e mirëkuptimit mundëson mbylljen e procedurave për nisjen renovimit të objektit për nevoja të AKP-së.

“Sot, bashkë me sekretarin Arton Berisha, nënshkruam marrëveshje mirëkuptimi, e cila mundëson mbylljen e procedurave për nisjen renovimit të objektit për nevoja të AKP-së.

E patolerueshme që një staf i mrekullueshëm e profesional, të punojë në hapësirat ekzistuese me rrezik edhe shëndetësor dhe që nuk plotëson as minimalisht kriteret për punë.

Falënderim për ministrin Mahir Yağcilar për mbështetjen dhe bashkëpunimiin” shkruan Tolaj në njoftim./Indeksonline/