13:50 / E Martë, 03 Shtator 2019 / indeksADMonline

Tolaj e takon ambasadorin gjerman, diskutojnë për tema ekonomike në interes të vendit

Drejtori menaxhues i Agjensisë Kosovare të Privatizimit, Valon Tolaj, ka pritur në një takim ambasadorin gjerman në Kosovë, Christian Heldt.

Pjesë e diskutimit kanë qenë temat me interes të vendit, ndërsa Tolaj e ka falënderuar ambasadorin për përkrahjen e shtetit mik të Kosovës.

“Sot, prita në një takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, SH. T. Z. Christian Heldt. Diskutuam shumë tema të karakterit ekonomik me interes për vendin tonë. Ekspertiza e shtetit gjerman është gjithmonë e mirëpritur në rrugëtimin tonë drejt zhvillimit ekonomik. Njëherësh e falënderova Ambasadorin Heldt për bashkëpunimin dhe përkrahjen e madhe të tij dhe shtetit gjerman”, shkruan Tolaj në njoftim./Indeksonline/