Tolaj: I meritojmë grupet, shpresojmë që t’i arrijmë që të bëjmë krenar gjithë Kosovën

Ballkani ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të play-offit të Conference League.
Kampioni i Kosovës mposhti Bate Borisovin në “Fadil Vokrri” me rezultat bindës 4-1, shkruan IndeksOnline.
Dy gola nga Bleart Tolaj dhe nga një gol i Bajram Jashanicës e Armend Thaqit i dhanë fitoren skuadrës së Ballkanit.
Pas përfundimit të ndeshjes, për mikrofnat e Super Sport ka folur edhe futbollisti Bleart Tolaj, i cili shënoi dy gola në mbrëmjen e sotme.
Ai tha se Ballkani e meriton të kaloj në fazën e grupeve dhe pavarësisht fitores së sotme në ndeshjen e kthimit do të shkojnë me këmbë ‘në tokë’.
“Duke marrë parasysh rastet, kemi mundur të shënojmë më shumë gola. I shfrytëzuam rastet dhe shënuam ato golat që i patëm. BATE është një emër i madh, pritëm që do jetë kundërshtar i fortë, duke analizuar ndeshjet e tyre të fundit e kemi parë që është kundërshtar i kalueshëm. Kemi parë që janë të ngadaltë, të dy golat erdhën edhe më kokë edhe më këmbë. Jam i lumtur edhe me golat edhe me fitoren. Kemi avantazh të thellë, por do shkojmë me këmbë në tokë. I meritojmë grupet dhe shpresojmë që t’i arrijmë që të bëjmë krenar gjithë Kosovën”, deklaroi Tolaj./IndeksOnline/