Tolaj kandidon për rektor të UP-së, flet mbi plagjiaturën

Kandidati i tretë për rektor në Universitetin e Prishtinës është Ilir Tolaj.
Ilir Tolaj, i cili akuzohet për plagjiaturë në Universitetin e Prishtinës vendosi, që prezantimin e tij ta fillojë po më këtë tematikë.
Ai e theksi këtë si temë kryesore.
“UP është institucioni më i rendesishm i arsimit të lartë në Kosovë.
Tema kryesore është plagjitizmi. UP do të duhet të këtë kritere të veta, përcaktimi duhet të jetë nga ekspertë të Universitetit dhe jo nga OJQ-të. Nuk mundeni të vlerësoni një punim të 20 viteve më parë, me kriterët e vitit 2022. Të gjithë së bashku të punojmë dhe jo të shfrtytëzohet kjo për ndjekje të ashtuquajtura”, tha ai.
“Universiteti do të këtë rregullin e vet, se çfarë është plagjiat. Asnjë shkollë nuk e ka përqindjen e lejueshme të plagjiaturës, të shfrytëzimit të dikujt, prandaj ne do të duhet të vendosim këtë. Kur krijohen këto kritere atëherë është e lehtë. Universiteti nuk duhet të jetë i mbyllur” shtoi Tolaj.
Pothuajse në të gjitha “sllajdet” e prezantimit, Tolaj ka pasur gabime drejtshkrimore.
Tolaj deklaroi se nuk ka e ka ndërmend të marrë ndonjë pozitë tjetër pas kësaj, për shkak të moshës.