75 Mall Live Search
11:44 / E Premte, 18 Shtator 2020 / indeksADMonline

Tolaj thirrje publike për ministrin e Bujqësisë: Trajtojeni me seriozitet problemin e vreshtarëve të Rahovecit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Arbër Tolaj, i ka bërë thirrje publike ministrit të Bujqësisë, Besian Mustafa që me seriozitet t’a trajtojë problemin jetik që e kanë vreshtarët e Rahovecit me shitjen e rrushit

“Gjithmonë po përsëriten të njëjtat probleme, andaj i nderuari ministër, rikonfirmojmë përkrahjen e deputetëve në zgjidhjen e problemeve të tyre”, ka thënë Tolaj.

Postimi i plotë:
Duke besuar në vullnetin e mirë të Ministrit të Bujqësisë, z. Besian Mustafa, bëj thirrje publike që me seriozitet ta trajtoj problemin jetik që e kanë vreshtarët e Rahovecit me shitjen e rrushit.
Gjithmonë po përsëriten të njëjtat probleme, andaj i nderuari Ministër, rikonfirmojmë përkrahjen e deputetëve në zgjidhjen e problemeve të tyre.