75 Mall Live Search
20:33 / E Martë, 16 Dhjetor 2025 / MSH1

Tolaj: Vendimi i LVV-së për t’u kthyer në media, pranim i humbjes politike

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Arbër Tolaj, ka reaguar mbi prezencën e LVV-së në media.

Tolaj thotë se kjo është “pranim i humbjes politike” duke shtuar se LVV-ja dikur i sulmonte mediat dhe i shpallte armike.

“Sot, i njëjti subjekt politik bën yrysh për t’u kthyer në studio televizive, jo nga bindja, por nga nevoja.

Kur e humb besimin e qytetarëve, propaganda në rrjete sociale nuk mjafton më” u shpreh Tolaj.

Ky është postimi i plotë i tij:

Vendimi i Vetëvendosjes për t’u rikthyer në media është pranim i humbjes politike.

Dikur i sulmonin mediat, i shpallnin armike dhe kontribuan drejtpërdrejt në rënien e lirisë së mediave në Kosovë.

I lanë punëtorët e RTK-së pa paga, e përdorën transmetuesin publik për presion politik dhe e trajtuan gazetarinë me përbuzje.

Sot, i njëjti subjekt politik bën yrysh për t’u kthyer në studio televizive, jo nga bindja, por nga nevoja.

Kur e humb besimin e qytetarëve, propaganda në rrjete sociale nuk mjafton më.

Ky rikthim në media nuk është shenjë force, por shenja më e qartë e humbjes në zgjedhje