75 Mall Live Search
09:56 / E Mërkurë, 01 Korrik 2020 / indeksADMonline

Tollovi brenda Komunës së Prishtinës, s’respektohet distanca

Ndonëse çdo ditë në vend po alarmohemi për numrin e madh të numrit të të prekurve me Covid-19,  ku vetëm mbrëmë ishin 79 raste të konfirmuara si pozitive, distanca dhe masat mbrojtëse nga qytetarët vazhdojnë të mos respektohen.

Një situatë e tillë është parë pak minuta më parë në ndërtesën e vjetër të Komunës së Prishtinës, ku qytetarët në kërkim të një dokumenti, ani pse kishin maskat të vendosura, duke qëndruar fare pranë njëri- tjetrit,  rrezikojnë vetën dhe të tjerët, raporton IndeksOnline

Një tollovi e tillë, brenda hapësirave publike vazhdimisht është kritikuar nga institucionet.

IndeksOnline ju sjell pamje të dërguara nga qytetarët nga ndërtesa e vjetër e Komunës së Prishtinës. /IndeksOnline/