Tollovi e krejt afër njëri tjetrit, kështu pritet për të marrë vaksina në Gjakovë

Nuk i shihet fundi personave që duan të marrin vaksinën kundër Covid-19 në qytetin e Gjakovës.
Qytetarë të shumtë, të ngjitur krejt njëri për tjetrin, e disa të tjerë të ulur nëpër karrige në oborrin e shkollës fillore “Fehmi Agani”, po presin për të marrë vaksinën kundër Covid-19, tani kur variant Delta po rezulton të jetë mjaftë i rrezikshëm dhe shumë shpejtë i përhapur.
Ndryshe në vendin tonë vetëm gjatë ditës së sotme janë shënuar mbi 2 mijë raste të reja, më saktësisht 2.236 mijë raste ndërsa 8 persona kanë vdekur.
Institucionet e vendit në vazhdimësi po bëjnë thirrje që të bëhet vaksinimi i të gjithë atyre që deri më tani nuk kanë marrë vaksinën, si e vetmja formë për të luftuar dhe mbrojtur nga ky virus.
IndeksOnline ju sjell pamje: