75 Mall Live Search
11:49 / E Martë, 18 Janar 2022 / LB

Tollovi e madhe në Obiliq, qytetarët presin disa ditë për të kryer teste anti-COVID

Rritja e rasteve me COVID-19 ka bërë që të rriten edhe kërkesat për testim.

Një lexues i Indeksonline e ka dërguar një video nga Obiliqi ku shihet tollovi e madhe e njerëzve që po presin për testim.

Madje, ai thotë se ka tri ditë që po presin me kry test për COVID-19 për shkak të kërkesave të mëdha.

Indeksonline ka raportuar sot edhe për radhe të gjata të qytetarëve që po presin për të kryer teste në IKSHPK.