Tollovi e madhe në rrugët e kryeqytetit (Foto)

Kolona të gjata të automjeteve janë krijuar në të gjitha rrugët e kryeqytetit.
Shoferët me orë kanë ngelur në trafik në pamundësi për të dalë nga qyteti.
Shkak për këtë kaos janë semaforët e prishur dhe shiu që po bie, transmeton IndeksOnline.

Policia është parë në disa prej udhëkryqeve duke bërë përpjekje për ta zhbllokuar komunikacionin, mirëpo numri i madh i veturave e ka bërë të pamundur një gjë të tillë./IndeksOnline/
