75 Mall Live Search
18:04 / E Shtunë, 21 Gusht 2021 / OSH

Tollovi e madhe për vaksinim në Ferizaj, dhjetra persona në rend

Të shtunën është krijuar tollovi e madhe në qendrën e vaksinimit kundër Covid19 në komunën e Ferizajt.

Në disa video që kanë dërguar lexuesit e IndeksOnline shihet se në sallën e sportit, të shkollës “Zenel Hajdini” janë grumbulluar dhjetra persona duke pritur në radhë për t’u vaksinuar.

Përveç sallës së mbushur me qytetarë, të njëjtit kanë krijuar radha të gjata edhe në korridore të sallës.

Në mesin e tyre pati edhe të moshuar ku u detyruan të presin në radhë për t’u vaksinuar kundër Covid19/IndeksOnline/