Tollovi edhe në Rahovec për vaksinim kundër Covid19
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2021/08/5-4.jpg)
IndeksOnline raportoi gjatë ditës së sotme se në komunën e Prizrenit është krijuar tollovi e madhe në qendrën e vaksinimit kundër Covid19.
Një gjë e tillë po ndodh edhe në komunën e Rahovecit, ku qytetarët po ankohen për hapësirën e vogël ku po vaksinohen ata.
Në disa pamje që kanë dërguar ata në adresë të IndeksOnline shihet tollovia që është krijuar dhe numri i madh i qytetarëve që po presin në radhë për t’u vaksinuar, ndonëse kishin caktuar termin.
Sipas tyre, ata po detyrohen të presin me orë që të imunizohen./IndeksOnline/