08:40 / E Enjte, 27 Maj 2021 / OSH

Tollovi me ‘sabah’ në Klinikën e Ortopedisë dhe Fiziatrisë!

Tollovi e madhe është krijuar në Ambulancat specialistike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Ndonëse jemi në kohë pandemie, në këtë institucion shëndetësor nuk respektohet fare distanca, dhe për fat të keq duket se askush nuk po brengoset për këtë.

Duket se pacientët që kërkojnë shërbime shëndetësore në këto klinika, nuk dijnë kah t’ia mbajnë.

Më poshtë mund të shihni disa pamje, mes të cilave nisi ditën e enjtë të punës kjo klinikë./IndeksOnline/