19:11 / E Hënë, 10 Gusht 2020 / indeksADMonline

Tollovi në autobusin Podujevë-Prishtinë, nuk respektohet distanca

Institucionet e vendit si ato qeveritare ashtu edhe ato shëndetësore, në vazhdimësi  po bëjnë thirrje e apel tek qytetarët që t’i respektojnë masat anti-COVID, mirëpo kjo jo çdo herë po përfillet nga qytetarët, shkruan IndeksOnline.

Linja e autobusit e që ka numër  goxha të madh të qytetarëve, është ajo Prishtinë-Podujevë dhe anasjelltas. E në këtë fotografi  të dërguar nga lexuesit tanë shihet se si është i stërmbushur autobusi me qytetarë të cilët nuk respektojnë distancën duke rrezikuar kështu vetën dhe të tjerët.

IndeksOnline ju sjell pamje: