Tollovi në hyrje të Prishtinës, qytetarët kthehen në kryeqytet

Nga e hëna (18 maj) fillon faza e lehtësimit të masave ndaj pandemisë dhe tashmë fluksi i qytetarëve që po qarkullojnë nëpër rrugë ka filluar.
Por, një fluks poashtu i madh është vënë re edhe në hyrje të Prishtinës, saktësisht tek semaforët te “Jumbos” është parë tollovi e krijuar në komunikacion.
Në pamjet të siguruar nga Indeksonline shihet kolonat e gjata të makinave që janë nisur për në kryeqytet./Indeksonline/
