75 Mall Live Search
09:44 / E Hënë, 12 Tetor 2020 / indeksADMonline

Tollovi para zyrave rajonale, ku duhet të paraqiten pensionistët, familjet e dëshmorëve e veteranët e 3 komunave

Si pasojë e pandemisë së COVID-19, pensionistëve, familjeve të dëshmorëve e veteranëve iu mundësua që të mos paraqiteshin në zyrat rajonale të pensioneve, siç edhe duhet çdo gjashtë muaj.

Por këtë muaj ata duhet të paraqiten. Tollovi e madhe është shkaktuar në Qendrën e Pensioneve në Mitrovicë.

Lexues të Indeksonline kanë bërë të ditur se nga kjo zyrë nuk janë duke u marrë me pensionistët dhe si pasojë është shkaktuar edhe tollovi e madhe, gjë që vërehet edhe në një fotografi të dërguar në redaksi.

Në këtë qendër duhet të paraqiten pensionistët, familjet e dëshmorëve e veteranët e tri komunave:  Vushtrri, Mitrovicë dhe Skenderaj.

Po ashtu disa nga të pranishmit vërehet që të mos kenë vendosur as maska, teksa nuk po respektohet as distanca duke rrezikuar kështu veten e të tjerët me mundësinë e shpërndarjes së virusit COVID-19./Indeksonline/