75 Mall Live Search
08:47 / E Premte, 09 Tetor 2020 / indeksADMonline

Tollovi në trafik, bllokohen hyrjet e Prishtinës

Të gjithë rrugët që të shpien për në Fushë Kosovë janë bllokuar. Bllokimi i rrugës për në Fushë Kosovë ka bërë që kolonat të mbërrijnë deri në Arbëri, më saktësisht vendi i njohur si “Te rrethi i Ismetit”.

Kjo shkak që Policia e Kosovës ka rrethuar AKI-në meqë mëngjesin e sotëm u raportua për një person të dyshuar në një veturë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka treguar se është arrestuar personi i dyshuar i cili është shoqëruar në stacionin policor.

Meqë është raportuar për mjet të dyshuar, rruga në drejtim të Fushë Kosovës do të jetë e bllokuar deri të përfundojë kryera e vendshiqimit të vendit të ngjarjes.

“Rruga në drejtim të Fushë Kosovës është bllokuar, përderisa të përfundojë kryerja e vendshiqimit të vendit të ngjarjes”, tha Kelani.

Disa qytetarë po mundohen të bëjnë zgjidhje në mënyra të ndryshme.