Tollovi para Qendrës së Regjistrimit Civil, nuk respektohet aspak distanca

Situatë e njejtë çdo ditë është duke u parë para hyrjes së Qendrës së Regjistrimit Civil.
Edhe sot në orët e hershme të mëngjesit dhjetra njerëz janë mbledhur para Qendrës Civile të Regjistrimit Civil që të i marrin shërbimet e tyre.
Mirëpo, në disa fotografi që janë dërguar në adresë të IndeksOnline, shihet se është krijuar një tollovi e madhe duke mos respektuar distancën prej 2 metrash./IndeksOnline/
