12:41 / E Mërkurë, 18 Gusht 2021 / OSH

Tollovi para qendrës së vaksinimit në Lipjan

Qytetarë të shumtë kanë pritur qysh në orët e hershme para qendrës së vaksinimit në Lipjan.

Ata thonë se ndonëse kanë pasur termine për vaksinim para orës 08:00, qendra e vaksinimit ka qenë e mbyllur.


Si rrjedhojë edhe është shkaktuar tollovi para kësaj qendre në mëngjesin e ditës së sotme.

Ndërsa, gjatë kohës së pritjes, qytetarët nuk kanë mbajtur distancë, e disa prej tyre nuk kanë pasur as maska.

Kujtojmë që tollovi ka pasur ditëve të kaluara edhe në qendrat e vaksinimit në komunat tjera, ku numër i madh i qytetarëve janë drejtuar për tu vaksinuar.

Për shkak të rritjes së interesimit të qytetarëve për t’u vaksinuar kundër COVID-19, në disa komuna terminet për t’u vaksinuar janë të zëna për një javë e më shumë.