Tollovi para zyrës së noterit/ Fermerët e Rahovecit duke marrë deklaratën nën betim për aplikimin e Pagesave Direkte

Që nga mëngjesi i hershëm, fermerët e komunës së Rahovecit, janë duke pritur pranë zyrës së Noterit në qytetin e Prizrenit.
Drejtoria për Bujqësi në Rahovec ka njoftuar se këto pritje të gjata të fermerëve po bëhen për të marrë deklaratën nën betim për aplikimin e Pagesave Direkte.
Siç shihet edhe në fotot e bashkangjitura radhët për pritje janë tejet të gjata, të cilat krijojnë edhe vështirësi për këta fermer./IndeksOnline/
