20:41 / E Martë, 11 Maj 2021 / AR

Tom Cruise kthen mbrapsht të gjitha çmimet ‘Golden Globe’

Situata me shoqatën e shtypit të Hollywood (HFPA) po vazhdon të nxehet gjithnjë e më shumë. Tom Cruise ka kthyer mbrapsht të gjitha çmimet e tij ‘Golden Globe’ pasi NBC anulloi transmetimin e HFPA për çmimet e vitit 2022.

58- vjeçari fitoi çmimet si aktori më i mirë në filmat ‘Fourth of July’ (1990), ‘Jerry Maguire’ (1997) dhe si aktori më i mirë suportues në ‘Magnolia’ (2000).

Ky reagim i menjëhershem ndaj HFPA ka ardhur pas zbulimit të publikuar në Los Angeles Times se në atë shoqatë nuk kishte asnjë gazetar me ngjyrë.
Scarlett Johansson gjithashtu ka bërë të njëjtin reagim duke kthyer të katërt çmimet e saj të ‘Golden Globe’.