08:13 / E Enjte, 12 Mars 2020 / indeksADMonline

Tom Hanks dhe Rita Wilson diagnostifikohen me koronavirus

Çifti i njohur hollivudian Tom Hanks dhe Rita Wilson, kanë rezultuar pozitiv në testin për COVID-19 (koronavirusi), duke u bërë kështu personazhet e para publike që kanë deklaruar hapur për këtë.

Hanks dhe Wilson të dy janë 63 vjeçarë. Çifti ishin në Australi derisa kanë bërë të ditur se janë prekur nga virusi i rrezikshëm, transmeton Indeksonline.

Përshëndetje miq. Rita dhe unë jemi në Australi. Ne u ndjemë pak të lodhur, sikur kishim të ftohtë dhe disa dhimbje të trupit. Që të jemi më të drejtpërdrejtë, siq nevojitet tani në këtë situat, ne u testuam për koronavirus dhe rezultuam pozitiv”, kanë bërë të ditur ndër të tjera çifti. /IndeksOnline/

Mos i humb