75 Mall Live Search
18:32 / E Premte, 24 Prill 2020 / indeksADMonline

Tom Hanks ia kthen letrën vogëlushit Corona, i cili i shkruajti duke i thënë se po bullizohet për shkak të emrit

Aktori amerikan Tom Hanks ka shkruar një letër dhe i ka dërguar një dhuratë makinë shkrimi të markës Corona një djali australian, i cili tha se ishte ngacmuar për shkak të emrit të tij – Corona.

Corona De Vries, 8 vjeç, së pari i shkroi aktorit Toy Story dhe bashkëshortes së tij Rita Wilson pasi u sëmurën me virusin në Queensland.

“Kam dëgjuar në lajmet që ju dhe gruaja juaj e keni kapur koronavirusin,” shkroi djali. “A jeni mirë?”

Ai shtoi se e donte shumë emrin e tij, por po quhej “koronavirus” në shkollë.

“Unë jam shumë i trishtuar dhe i zemëruar kur njerëzit më quajnë kështu”, shkroi ai.

Si përgjigje, Hanks u përgjigj me një letër që filloi: “I dashur mik Corona”.

“Letra juaj e bëri gruan time dhe mua të ndihemi kaq mrekullueshme! Faleminderit që jeni një mik kaq i mirë – miqtë i bëjnë miqtë të ndjehen mirë kur janë në situatë të rëndë.”

Aktori fitues i çmimit të Oskarit i tha djalit: “Ju jeni i vetmi person që kam njohur ndonjëherë me emrin Corona – si unaza rreth diellit, një kurorë”.

Ai dërgoi gjithashtu një makinë shkrimi të markës Corona, të cilën e kishte përdorur gjatë karantinës së tij në qytet.

“Mendova se kjo makinë shkrimi do t’ju përshtatet,” tha ai. “Unë e kisha çuar atë në Gold Coast, dhe tani po ua dërgojmë juve. Pyesni një të rritur se si funksionon. Dhe përdorni atë për të më shkruar përsëri.”

Hanks dhe Wilson janë rikthyer në SHBA pasi kaluan rreth tre javë duke u shëruar nga virusi./Indeksonline/