14:39 / E Hënë, 18 Shtator 2023 / AR

Tom Hardy ishte frymëzimi për të emërtuar një merimangë, por pse?

Filmi “Venom” me protagonist Tom Hardy-n ka shërbyer si frymëzim për emërtimin e një specie të sapoidentifikuar të një merimange australiane.

Sipas një artikulli të botuar nga Evolutionary Systematics, shkencëtarët që zbuluan specien vunë re se disa shenja te merimanga u kujtonin atyre kokën e Venom-it.

Me këtë detaj në mendje, ata zyrtarisht e emërtuan gjininë e merimangave Venomius dhe speciet e saj të veçanta do të referohen si V. tomhardyi.

Tom Hardy ishte frymëzimi për të emërtuar një

Në “Venom” dhe “Venom: Let There Be Carnage”, Tom Hardy luajti Eddie Brock, një gazetar investigativ në vështirësi, i cili fiton superfuqi pasi në trupin e tij futet Venom, specie që planifikon të pushtojë Tokën.