13:42 / E Shtunë, 18 Prill 2020 / indeksADMonline

Tom Hardy në rolin e El Capones

Kush më mirë se Tom Hardy mund të luante rolin e Al Capone-s, gangsterit më famëkeq të Amerikës?!

Të mërkurën (15 prill), u publikua traileri i parë i filmi “Capone”, një film biografik i bazuar në vitet e fundit të jetës së gangsterit të famshëm.

Tom Hardy, nuk njihet thuajse fare për shkak të transformimit të make up-it apo ndryshimit të flokëve. Aktori 42-vjeçar i është përshtatur fizikut të Al Capone-s aq sa nëse s’do ta dinim që është Hardy në rol, s’do ta gjenim kurrë.

Me pak fjalë, të gjitha ngjarjet ndodhin me Al Capone-n 47-vjeçar, i cili pas 10 vitesh në burg, nis të shfaqë problemet e para të shëndetit. Vuajtjet e tij nga dementia dhe përballja me gjithë pasojat e të shkuarës së dhunshme.

Capone ishte lideri i mafies në Chicago gjatë viteve 1920. I ndjekur penalisht për evazion fiskal, ai u dënua në 1932-in.

Premiera e filmit do të mbahet në 12 maj. Duke qenë se kinematë janë të mbyllura si pasojë e Covid-19, filmi do të jepet online me qira derisa kinematë e vendit të hapen në verë.