75 Mall Live Search
17:11 / E Martë, 30 Shtator 2025 / AR

Tom Holland i reagon gazetarit që e quajti Zendaya “të dashurën” dhe jo “të fejuarën”

Në një klip që po qarkullon me shpejtësi në rrjete sociale, aktori i njohur Tom Holland ka prekur zemrat e fansave me një gjest të thjeshtë, por shumë domethënës. Gjatë një interviste, një gazetar iu referua Zendaya-s si “e dashura” e tij, por Holland e ndërpreu me një buzëqeshje të lehtë, duke e korrigjuar me fjalët: “Të fejuara, jo e dashura.”

Ky moment u prit me entuziazëm nga fansat, të cilët e kanë cilësuar si një shembull të dashurisë dhe respektit që çifti i famshëm ka për njëri-tjetrin. Për shumë prej tyre, mënyra e natyrshme dhe e ëmbël e Holland për ta bërë korrigjimin ishte një dëshmi e lidhjes së fortë që ndajnë ai dhe Zendaya.

Holland dhe Zendaya, të cilët u njohën gjatë xhirimeve të filmit Spider-Man: Homecoming, prej vitesh janë ndër çiftet më të dashur të Hollywood-it. Thashethemet për fejesën e tyre qarkulluan prej kohësh, por ky moment publik duket se e vulosi edhe një herë statusin e tyre të ri si të fejuar.

Image