75 Mall Live Search
19:07 / E Martë, 06 Tetor 2020 / indeksADMonline

Tomas Szunyog i dorëzon Osmanit Raportin e Bashkimit Evropian për Kosovën në vitin 2020

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar sot Raportin e Bashkimit Evropian për Kosovën për vitin 2020.

Kopja e Raportit i është dorëzuar kryetares Osmani nga ana e shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, njëherësh përfaqësues special i BE-së, Tomas Szunyog.

Ambasadori Szunyog shfaqi shpresën se rekomandimet nga raporti do të trajtohen nga institucionet e Kosovës.

Ndërkaq kryetarja Osmani ka thënë se Kuvendi i Kosovës mbetet i përkushtuar për ta dërguar përpara agjendën evropiane dhe rritjen e rolit në tij në procesin e integrimeve.

Ajo mirëpriti vlerësimin e Raportit, sipas të cilit nën udhëheqjen e saj ka pasur përmirësim në organizimin e punës së Kuvendit dhe menaxhimin e seancave plenare, duke u bazuar në rregulloret e punës.

Sipas saj, secili komision parlamentar do t`i qaset në mënyrë specifike rekomandimeve të Raportit, në mënyrë që të adresohen ato.​/Indeksonline/