75 Mall Live Search
19:29 / E Diele, 07 Shtator 2025 / MSH

Tomasson: Jemi të interesuar të marrim fitore

Trajneri i Kombëtares suedeze, Jon Dahl Tomasson, është deklaruar para mediave, përpara ndeshjes së nesërme kundër Kosovës.

Tomasson tha se e ka analizuar lojën që bëjnë djelmoshat e “Dardanëve” dhe se e vlerëson lart atë, shkruan IndeksOnline.

“Kosova ka futboll të mirë. E do futbollin, e njeh mirë futbollin! Luan me pasime të shkurtra. Kemi luajtur me të në Ligën e Kombeve dhe kemi pas rezultat të ngushtë. Jemi të interesuar të marrim fitore” u shpreh ai.

Gjatë konferencës, Tomasson u shoqërua nga mbrojtësi Isak Hien, i cili u shpreh po ashtu optimist për ndeshjen e nesërme.

Ndeshja e vlefshme për kualifikimet në Botërorin 2026 e sjell Suedinë me një barazim të rrëmbyer nga Sllovenia, teksa Kosovën e gjen me një disfatë të thellë prej 4:0 nga Zvicra.

Ndeshja e nesërme zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, prej orës 20:45./IndeksOnline/