75 Mall Live Search
16:45 / E Mërkurë, 17 Qershor 2020 / indeksADMonline

Tomë Gashi konfirmon lajmin e Indeksonline: Lirohet Xhabir Zharku!

Avokati kosovar, Tomë Gashi, përmes një postimi të bërë në llogarinë Facebook, ka konfirmuar lajmin e Indeksonline, që raportoi pak më parë për lirimin e ish-kryetarit të Komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku.

Kujtojmë, që Zharku u lirua pas gati 6 muajsh nga burgu.

Ai ishte arrestuar në dhjetor  të vitit të kaluar nën dyshimin se i njëjti kishte keqpërdorur detyrën zyrtare në vitin 2010. 

Derisa burime të Indeksonline mësojnë që për lirimin e tij me kusht janë dhënë 100 mijë euro, derisa i është konfiskuar edhe pasaporta suedeze.