75 Mall Live Search
17:39 / E Hënë, 09 Mars 2026 / KV

Tomë Gashi kritikon shprehjet e Adriana Matoshit ndaj Vjosa Osmanit: Muhabet për kafe

Avokati Tomë Gashi kritikoi deklaratat e deputetes Adriana Matoshi lidhur me presidenten Vjosa Osmani.

Në emisionin Kosova Live në T7, Gashi tha se mënyra e komunikimit publik ishte e papërshtatshme.

Ai përdori një krahasim ironik për situatën.

“Është si me shku në një kanagjegj e me u ly me kanë, pastaj me folë kundër nuses,” tha ai.

Sipas tij, deklarata të tilla nuk janë serioze për debat publik.

“Nuk janë këto deklarata që thuhen në rrjete sociale apo para televizioneve.”

“Nuk është serioze – është muhabet për kafe,” shtoi Gashi.