Tomiyasu prezantohet te Ajaxi
Ajaxi ka prezantuar blerjen e tyre të re.
Bëhet fjalë për japonezin, Takehiro Tomiyasu i cili ka qenë pa klub që nga vera.
Japonezi, do të nënshkruajë një kontratë afatshkurtë me gjigantin holandez.
Tomiyasu, së fundi kishte qenë te Arsenali ku ju kishte bashkuar në vitin 2021.
Karriera e tij në Londrën Veriore, kishte qenë me telashe pasi që kishte pësuar lëndime të shpeshta, ku gjithashtu humbi edhe tërë sezonin e kaluar./IndeksOnline/

