Tomlinson flet për vdekjen e Liam Payne-t: Isha shumë naiv të mendoja se…

Louis Tomlinson ka folur për herë të parë në detaje se si e ka përjetuar vdekjen e mikut të tij, Liam Payne.
Dy artistët britanikë ishin pjesë e një prej bendeve më të famshme, One Direction dhe e vazhduan miqësinë e tyre edhe pas shpërbërjes së grupit, shkruan IndeksOnline.
Ndonëse planifikohej një ribashkim për nder të përvjetorit të grupit, vdekja e papritur e Liamit pamundësoi një gjë të tillë.
Louisi thotë se është treguar shumë naiv përballë dhimbjes për të.
“Ishte vërtet, vërtet, tepër e vështirë për mua të përballoja humbjen e Liamit. Naivisht, mendova se, meqenëse në këtë pikë, në këtë moshë, jam relativisht i njohur me dhimbjen, kjo mund ta zbuste goditjen. Kjo ishte super naive nga ana ime. Është shumë ndryshe. Nuk kam humbur kurrë një mik më parë” u shpreh Louis, për RollingStone.
Ai tha se përvjetori i 15-të i grupit këtë vit ishte ndryshe, sepse në vend të nostalgjisë ndjente edhe mllef për mungesën e mikut.
“Ende kam një pikë në mendjen time ku ndihem i padrejtë dhe i frustruar që ai nuk është më me ne. Ky përvjetor më solli në mendje ato ndjenja, mëgjithëse unë ende jetoj me të”, u shpreh Louis.
Sipas Tomlinson-it, Liami ishte “pala më e sigurt” në grup, pasi kishte më së shumti përvojë në muzikë. Ai thotë se Liami nuk ishte ashtu siç e shihte publiku, por shumë më i dashur dhe më i respektuar.
Payne vdiq tragjikisht në Argjentinë pasi ra nga ballkoni i një hoteli, në tetor të vitit 2024.