15:49 / E Premte, 22 Janar 2021 / Blerim

Tomori arrin në Milano

Mbrojtësi i Chelseat, Fikayo Tomori ka arritur në qytetin e Milanos dhe shumë shpejtë pritet zyrtarizimi si futbollist më i ri i AC Milan.

Tomori do të firmos kontratë gjysmë-sezoni, por klubi italian do ta ketë të drejtën ta blejë kartonin e tij të plotë, shkruan IndeksOnline.

Mbrojtësi anglez është lojtar i akademisë së Bluve të Londrës dhe dy vitet e fundit ishte pjesë e ekipit të parë të klubit anglez.

Kujtojmë që Tomori ka luajtur edhe për klubin e Championship, Derby County./IndeksOnline/