16:24 / E Hënë, 13 Prill 2020 / indeksADMonline

“Tona t’zezat” për Malishevën, përfshihen nga zjarri edhe pishat e fshatit Balincë

Komuna e Malishevës ka disa ditë që është duke u përballur me një numër  të madh të personave të prekur nga koronavirus e po ashtu po vazhdon të përballet me problemin e rriqërave.

Mirëpo siç duket këto nuk janë problemet e vetme të kësaj komune, shkruan IndeksOnline.

Në disa pamje të siguruara shihet se pishat e fshatit Balincë në komunën e Malishevës janë përfshirë nga flakët.

Sipas qytetarëve Komuna e Malishevës kishte vetëm tre zjarrëfikës, po ashtu ata kanë treguar që edhe pse në këto kohë po kërkohet për qëndrim në shtëpi ky vend po vizitohet nga qytetarë të shumtë./IndeksOnline/.