Tonali arrin në Milano, sot kryen testet mjekësore

Gati dy javë pas arritjes së marrëveshjes, Sandro Tonali më në fund do të vishet kuqezi.
Mesfushori italian gjatë ditës së sotme do të qëndrojë në Milano për t’i kryer testet mjekësore dhe më pas do të nënshkruajë kontratën me Milanin, shkruan Indeksonline.
Tonali u bashkua me skuadrën e Piolit nga Brescia në një formulë të komplikuar transferimi.
Rosonerët do të paguajnë 10 milionë për huazim njëvjeçar me të drejtë blerje për 15 milionë të tjerë në fund të sezonit.
Brescia, gjithashtu do të fitojë 10 milionë euro në formë të bonuseve në varësi të paraqitjeve të lojtarit.
21-vjeçari do të jetë lojtari kyç në mesfushën e Milanit së bashku me Bennacerin. /IndeksOnline/