75 Mall Live Search
09:14 / E Mërkurë, 14 Maj 2025 / A. M.

Tonelata vajra të kontrabanduara kapen nga Polica e Kosovës – pista çon në Iran

Njësia Task Forcë e Policisë së Kosovës ka realizuar një operacion në Viti, ku në një depo private janë sekuestruar rreth 7.65 tonë vajra motorike, të dyshuara si të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut dhe me prejardhje të mundshme nga Irani.

Vlera e mallit të sekuestruar kap shumën mbi 25 mijë euro.

Sipas policisë, produktet janë dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtejshme, ndërsa rasti po trajtohet nga Dogana e Kosovës me qëllim të identifikimit dhe ndjekjes penale të personave të përfshirë.

Autoritetet theksojnë përkushtimin në luftën kundër kontrabandës dhe aktiviteteve të paligjshme në zonat kufitare.

Indeksonline u sjell pamjet: