Toni Kraft rikthehet në ring pas një kohe të gjatë, e mbyll luftën me barazim

Toni Kraft është rikthyer pas një kohe të gjatë [lufta e fundit ndodhi në vitin 2019] dhe ka zhvilluar një luftë të madhe, por ka barazuar me boksierin gjerman, me prejardhje siriane, Rostam Ibrahim.
Në Hamburg të Gjermanisë, Kraft barazoi me boksierin, Ibrahimi, shkruan IndeksOnline.
Meçi zgjati tetë raunde dhe pas vendimit të gjyqtarëve, kjo luftë u mbyll me barazim.
Kujtojmë që më vonë do të rrahet edhe vëllau i Tonit, James Kraft./IndeksOnline/