Toni Kroos bëhet aksionar te agjencia e futbollistëve që e përfaqësonte dikur

Ish-futbollisti i Real Madridit dhe Kombëtares së Gjermanisë, Toni Kroos është bërë aksionar te agjensioni i futbollistëve Sports 360.
Kjo agjenci dikur e përfaqësonte ish-lojtarin e Bayern Munchenit dhe Real Madridit, shkruan Indeksonline
Tani Kroos do të jetë aksionar në këtë kompani dhe fokusi i tij është t’i ndihmojë shumë talentëve të futbollit.
“Jam shumë i emocionuar. Do u jap këshilla disa lojtarëve në rrugëtimin e tyre dhe për t’i shfaqur përvojat e mia”, u shpreh Toni Kroos.
Kujtojmë se Toni u pensionua nga futbolli pas përfundimit të Euros 2024./Indeksonline/