75 Mall Live Search
14:54 / E Mërkurë, 31 Janar 2024 / Gj. Sh

Toni Kroos gëzon tifozët e Gjermanisë, planifikon rikthimin nga pensionimi për Euro 2024

Futbollisti i Real Madrid, Toni Kroos është duke menduar rikthimin nga pensionimi te Kombëtarja e Gjermanisë dhe të jetë i gatshëm për ndeshjet e Euro 2024.

Kroos po bën paraqitje fantastike me Real Madridin dhe është në formë fantastike, kështu një rikthim te “Die Mannschaft” do i bënte mirë kësaj të fundit, shkruan Indeksonline

Kombëtarja e Gjermanisë është në Grupin A dhe nikoqire e Euro 2024. Ata do të luajnë ndaj Skocisë, Zvicrës dhe Hungarisë.

Kujtojmë që Toni Kroos në La Liga këtë sezon ka zhvilluar 21 ndeshje, ka shënuar një gol dhe ka bërë shtatë asiste./Indeksonline/