09:44 / E Enjte, 16 Gusht 2018 / indeksADMonline

Toni Kroos “godet” rëndë Ozilin (Foto)

Toni Kroos ka folur për herë të parë për largimin e Mesut Ozil nga Kombëtarja e Gjermanisë pas Kupës së Botës.

Ai e ka quajtur si të panevojshëm largimin e tij në këtë mënyrë duke mos e marrë lavdinë të cilën e meritonte, shkruan indeksonline.

“Në thelb, Mesut është një lojtar i merituar kombëtar dhe do të kishte merituar një pensionim më të mirë si futbollist”, tha ai. “Kam luajtur me Mesut për shumë vite dhe e di se ai është një djalë i mirë”.

“Mënyra e daljes në pension e tij nuk ishte në rregull. Proporcioni që është mirë dhe siç duhet adresohet në deklaratën e tij për fat të keq është lënë në hije nga proporcioni shumë më i lartë i marrëzirave”.

“Unë mendoj se ai e di se racizmi nuk ekziston brenda ekipit kombëtar dhe DFB-së (federatës gjermane)”.

“Përkundrazi, jemi gjithnjë të përkushtuar ndaj diversitetit dhe integrimit. Mesut ishte një shembull i mirë, siç bënë shumë nga lojtarët tanë”.

“Mesut u kritikua për fotografinë dhe me të drejtë, dhe ai humbi mundësinë për të shpjeguar veten, megjithatë, ai u mbështet plotësisht nga udhëheqësia atletike dhe ekipi”.

“Më vonë ai ishte si ne të tjerët gjithashtu, i kritikuar për performancën në Kupën e Botës”.

“Lloji i kritikës nuk ishte gjithmonë në një nivel të mirë – por më pas duhet të kalosh si lojtar”, përfundoi Kroos.

Ozil u largua nga Kombëtarja e Gjermanisë pas shumë kritikave për takimin me Erdiganin si dhe përformancën e dobët në Kupën e Botës. /IndeksOnline/