Toni Kroos: Manchester City nuk e meritonte fitoren ndaj Realit
Ish-futbollisti i Real Madrdidit, Toni Kroos, ka komentuar ndeshjen ndaj Manchester Cityt, ku skuadra angleze të mërkeren fitoi në ”Santiago Bernabeu”, me rezultat 1-2.
Legjenda gjermane tha se Manchester City nuk e meritoi fitoren, pasi Real Madridi ishte skuadër më e rrezikshme në fushë, shkruan IndeksOnline.
“Manchester City nuk e meritonte fitoren. Real Madridi ishte në fakt skuadra më e rrezikshme. Pasi City shënoi golin e dytë, ata kaluan në një bllok shumë të thellë. Kjo tregoi një problem të dukshëm për Madridin. Ata janë jashtëzakonisht të mirë në tranzicion, por nuk janë jashtëzakonisht të mirë në thyerjen e bllokimeve të ulëta.”, ka deklaruar Kroos./IndeksOnline/

